Flet Ronela Hajati, ja çfarë do të ndodhë me këngën e saj

ronela hajati
Ronela Hajati

Ronela Hajati ka nisur që tani nga puna për të përfaqësuar sa më mirë Shqipërinë në Eurovizion, që këtë vit do të mbahet në muajin maj në Torino në Itali.

Fitorja e saj me këngën “Sekret” në Festivalin e 60-të të RTSH-së shkaktoi mjaft zhurmë. Kjo pasi shumë personazhe të njohur të fushës së muzikës dhe jo vetëm e kritikuan për tekstin, por edhe për ritmet ballkanike, gjë që sipas tyre nuk të nderon në Eurovizion.

Ronela Hajati e ftuar pasdite në programin “E diela shqiptare” zbuloi se puna e parë pas fitores në “Fest’ 60” është përpunimi i këngës.

Hajati dëshiron që ‘revampi’ i “Sekret” të bëhet në Angli te një nga producentët më të mirë me të cilin ajo ka ëndërruar gjithmonë të punojë.

Bëhet fjalë për Diztortion, i cili qëndron pas hiteve të Major Lazer, David Guetta, Sean Paul, Shakira, Rita Ora, etj. Artistja tregoi se kënga do të këndohet në shqip dhe anglisht, por vargu që publiku pëlqen kaq shumë “1,2,3, ta marrsha”, do të qëndrojë në gjuhën shqipe.

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

PASI U SHPALL FITUESE, KËTO ISHIN FJALËT EMOCIONUESE TË RONELA HAJATIT

Festivalin e 60-të të këngës në RTSH e fitoi Ronela Hajati me këngën “Sekret”.

E emocionuar për çmimin që e dërgon në Eurovision që do të zhvillohet në Itali, këngëtarja u shpreh se trofeu është një përgjigje për të gjithë ata që nuk kanë besuar te ajo.

“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar.

Falenderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë suportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult