Arti i përkthimit dhe kontributi i letërsisë së përkthyer ishte tema me të cilën Shoqata e botuesve të Shqipërisë trajtoi përkthimin që tradhton dhe përkthimin besnik. Kryevepra të djegura nga përkthimi i dobët, kultivimi i shijeve dhe varfërimi i gjuhës si dëshirë për të thjeshtëzuar, dolën në pah gjatë referimeve.
Petrit Ymeri tha se “Kemi përkthyes te mirë e të dobët. Kemi pasur një brez të artë me emra si Lasgushi a Kuteli, por edhe sot, kemi të mirë. Nuk duhet të themi që jemi keq sepse varet nga disa faktorë”. Por një krahasim më i detajuar mes dy kohëve të përkthimit vjen nga Piro Misha.
“Kam gjetur Fletoret e Kutelit për përkthimin e Ana Karenines. Dikur bëhej një punë shumë serioze dhe mbaheshin parasysh parimet e përkthimit dhe kishte diskutim real”, -tha Misha. Mes dëshirës për gjuhë të pasur e kultivim, Misha gjen egoizmin e përkthyesve te dalë në pah.
“Kam vënë re që ka shumë përkthyes që merren shumë më fjalët e vjetra si dëshirë e tyre. Por ajo që unë dua të gjej është stili i autorit jo ambicia e përkthyesit. Përkthyesi duhet të jetë i padukshëm. Dua të lexoj Gunter Gras pershembull dhe jo fjalët e rralla të marra nga libri i Buzukut që krijojnë vështirësi. Ka edhe probleme si vodka që përkthehej e madje ende përkthehet si raki”. Gjatë bisedës për Përkthimin u diskutuan edhe dialektet e nevoja për gjuhë të pasur, me rrezikun e përhershëm që fjalët që nuk kuptohen, janë pasuri gjuhësore megjithatë./BalkanWeb