Një libër për kulturën buknore, një libër për flinë. Është ky vrojtimi etnografik “Flija’, libri më i ri i antropologut Arsim Canolli, ku përmes hajes me të identifikueshme shqiptare, flisë- si kryefjalë, synohet të trajtohet nga prizmi i shkencave shoqërore e dijeve humane kultura buknore shqiptare, me fokus në Kosovë.
Përmes flisë si artefakt kulinar e praktikë sociale, Canolli ka përshkruar e interpretuar simbolika, praktika e sjellje sociale e kulturore në kuadër të sferës private e publike.
Përmes flisë, autori thotë se synon të tregojë pikëpamjet e njeriut të Kosovës, për jetën, aspiratën e tij për të ardhmen, lëngatën apo pasionin e tij për të kaluarën, mendimin e tij për kohën, idenë e tij për trashëgiminë, gulçin e tij për famën, padurimin e tij për simetrinë, hamendjen e tij në raport me kolektiven etj..
Për më shumë, ndiqeni intervistën me autorin: