Flori Mumajesi “provokon” fansat, çfarë ka ndodhur në të vërtetë me “këngët e fshira”?

flori

Ditët e fundit, Flori Mumajesi është rikthyer në rrjet, por jo me një këngë të re, siç bën ai zakonisht, por me një diskutim të gjatë me fansat e tij.

Lajmi që disa prej këngëve të tij janë fshirë nga kanali zyrtar i Mumajesit ka “tronditur” fansat e Florit, por e vërteta, pas gjithë videove që kantautori ka publikuar këto ditë në rrjet, është thjesht dhe vetëm një provokim, transmeton ‘balkanweb’.

Në videot e fundit të postuara në Instagramin e tij, Flori Mumajesi sqaron se ‘këngët e fshira’ janë sërish në Youtube.

Vendimi për t’i rikthyer ato ndodhi menjëherë pas ironisë që Mumajesi përdori në rrjet. Në një video në Instastory, ai tha: “Nga ky moment kënga “Me sy mbyllur”, “Me fjalë të vogla”, “Flas”, janë online. Falë jush, ndihem se kam një familje të madhe…”

Po pse u ‘fshinë’ këngët? Pse i provokoi Flori fansat në këtë mënyrë? Për të kuptuar sa shumë e mbështetin apo për të bërë pak zhurmë në rrjet? Jo me muzikë të mirë, siç bën ai gjithmonë./(balkanweb)


flori

Lexo edhe:

NERVOZOHET FLORI, FSHINË TË GJITHA KËNGËT: PASI KËNGËT E MIRA NUK M’I DËGJONI, S’DO TA DËGJONI ASNJË!

Në një video të publikuar në Instagram Stories, Flori Mumajesi ka bërë të ditur se i ka fshirë këngët e tij nga YouTube dhe Spotify.

Arsyeja është interesante. Flori është i indinjuar që këngët e tij të cilat ai i konsideron më të mira, nuk vihen re. Prandaj, nëse ato nuk klikohen, atëherë le të mos klikohet asnjë!

Ai shprehet se nëse këngët e tij më të mira nuk vihen re, as ai s’ka asnjë detyrim.

Më poshtë, deklarata e plotë e Florit…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult