Poezi nga Flutur Mustafa
Kisha dashtë me t’dashtë
Siç duen fmitë;
Tue kërcye n’konopa
E tue numrue rrasat kur luejnë xhamash.
Kisha dashtë me ken e lehtë
Ashtu siç ka kenë me luejt vjedhagurë
Me vjedh zemra e mos me u frigue
Që munden me u thy.
Kisha dashtë me luftue
Veç mrenda dy zjarrmive,
Me l’kurë t’skuqun prej topit qi dridhte nji krahnuer,
Me sytë plot dhimbtë prej krenarisë.
Kisha dashtë me e dashtë dashninë
Siç e kena dashtë lojën n’mhallë.
Kur e kena ditë ku jena, n’çdo orë e çdo kohë
Me dashtë e euforinë e trembjes s’pulave prej perimeve.
At’herë e kena pas interesant mu dashtë
Si n’filma, si t’rritunit,
Tue u rrit e kuptuem se na zvogloheshin zemrat,
E dëshira ma e madhe asht’ si fmi edhe njiherë me u kthye.
ObserverKult
——————————————-
Lexo edhe:
FLUTUR MUSTAFA: QYSH E PALONI DASHNINË?
Unë nuk du me shku.
Me të thanë të drejtën nuk e di
as çfarë shije ka ikja.
Asnjëherë nuk ia kam mbathë.
Të tjerë janë largu,
e rrugët e ikjes jo gjithmonë lajnë vend për kthim.
Unë nuk di qysh iket.
A i nxen krejtë nji valixhe lëkure
apo duhet me marrë veç…
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU