Flutura Açka për Helena Kadarenë: Si nuk e takova në kohën e duhur, për fjalët e duhura…

Shkrimtarja Flutura Açka së fundmi përmes një postimi ka bërë me dije se ka takuar shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ka shprehur keqardhje që nuk janë takuar më shpesh.

Açka ka publikuar edhe dy fotografi me zonjën Kadare, njëra e realizuar para 28 viteve dhe tjetra në muajin mars të këtij viti.

“Paskëshin kaluar plot 28 vite. Kur u ndamë dje mendova se si nuk e kisha takuar në kohën e duhur për fjalët e duhura. Do t’i marrim me vete bashkë me heshtjen… që të ruajmë kohën nga animi. Me Helena Kadarenë, maj 1996, mars 2024”, ka shkruar Açka.

ObserverKult


fahredin gunga

Lexo edhe:

PO TA DHUROJ ASHTIN E DORËS SIME TË DJATHTË QË TA LËMOSH TOKËN E ETSHME PËR DASHURI

(Fuqia e duarve – ose ato që bartin kohën në gishta)

Poezi nga Fahredin Gunga

Po ta dhuroj
ashtin e dorës sime të djathtë
që ta lëmosh tokën
e etshme për dashuri,
që t’i japish vetes emër-

po ta fali
ashtin e dorës sime të djathtë
që të rritesh me etjen e ujkut,
me etjen e flakës-

dhëmb i ujkut të nemur.

2 .

Merre ashtin
e dorës sime të djathtë,
dorës sime të majtë-
dhe ndërtoje piramiden
e flaktë-

të flaktë
me diell të vjedhur
në sy,

të flaktë
me fjalë të kafshuara
në buzë-

merre ashtin
e dorës sime të djathtë,
dorës sime të majtë,
dhe,
ndërtoje urën, atë urë,
për lojën e eshtrave të mirë-

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult