“Fokus Award” sjell Francesco Cito-n në Shqipëri

franceco

Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë “Fokus Award” sivjet shënon edicionin e 13-të. Mbahet më 23-14 shtator në Tiranë dhe në Fier.

Burim Myftiu, kurator i festivalit, tregon për ObserverKult se një ekip profesionistësh nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, në përkrahje të FIOF Itali, po bëjnë gjithçka që katër ekspozitat e parapara për këtë vit të organizohen sa më mirë.

francesco burim myftiu
Burim Myftiu


Një nga to është ekspozita e Francesco Cito fotograf i famshëm nga Italia i cili do të mbajë edhe një Masterclass në Tiranë.

Francesco Cito (Napoli, Itali, 1949) ka fituar dy çmime World Press Photo (çmimi më i rëndësishëm ndërkombëtar për fotografinë). Cito cilësohet nga Ferdinando Scianna si “fotoreporteri më i mirë italian i kësaj kohe. Ai ka instinktin për faktet, pasionin për rrëfimin, aftësinë për të bërë esencialitetin të kalojë përmes imazheve, me fuqinë e sintezës dhe saktësinë vizuale.”


Pas punës së tij të parë si fotograf i pavarur në 1975 (në të njëjtin vit ai mori kopertinën e tij të parë për revistën Sunday Times), në moshën e vetme 30 vjeç ai ishte një nga fotoreporterët e parë që arriti në mënyrë klandestine në Afganistanin e pushtuar, duke ecur më shumë se 1200 kilometra me grupe të ndryshme guerile.


Që atëherë ai mori pjesë, në disa raste si korrespondent për shumë gazeta ndërkombëtare, në konfliktet në Liban, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës, Afganistan, Kuvajt, Bosnjë, Kosovë dhe Shqipëri.


Në Itali ai u përfshi kryesisht në lidhje me faktet e mafies dhe Kamorrës.
Që nga viti 1980 e deri më sot, përveç se u plagos tre herë në terren (dy herë nga ushtarët izraelitë dhe një nga rebelët palestinezë). Fotot e tij mbushën faqet e para dhe reportazhet e organizatave kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare të lajmeve, gazetat dhe revistat: Epoca, l’Europeo, Panorama, L’Espresso, Il Venerdì di Repubblica, Sette-Corriere della Sera, Life, Stern, revista Die Zeit, revista Sunday Times, The Observer, Revista Indipendent, Paris Match, revista Figaro dhe shumë të tjera…

ObserverKult

Lexo edhe:

“REMEMBRANCE” E BURIM MYFTIUT SJELL LUFTËN NË GJITHË PËRMASAT E SAJ