Mbrëmjen e djeshme në ambientet e “Resë së Tiranës” ka vazhduar festivali me një mbrëmje të veçantë kushtuar folklorit dhe traditës artistike tiranase.
Për rreth një orë e gjysmë u performuan pjesë nga repertori i muzikës folk të trevës së Tiranës, e cila gjithashtu konsiderohet si një muzikë cilësore dhe profesionale të cilën e ka sjellë një grup i madh artistësh të mirënjohur si mjeshtrat e ahengut te “Ansamblit Tirana-Tirona”
Allstars- Xhemal Kodra (Moli), Rik Buneci, Iris Bega, Moli i Ganiut, Hekuran Xambali, Adriatik Celmeta, Artur Yzeri, Dritan Hekurani, Gentian Muhaxhiri, Neki Kastrati, Pellumb Meta, Eraldo Feto, Refail Caka ishin disa nga emrat që sollën atmosferë në mjediset e Resë.
Atmosfera fantastike përfshiu të pranishmit të cilët nuk rezistuan dhe u bënë pjesë duke kërcyer dhe dëfryer nën këta tinguj./ATSH