Jane Fonda është diagnostikuar me limfomë jo-Hodgkin dhe ka filluar kimioterapinë.
Aktorja bëri të ditur lajmin përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram. Fonda shtoi se ndihet “shumë me fat” sepse kanceri sipas saj, është “shumë i trajtueshëm”.
Fonda, 84 vjeç, tha se donte t’i ndërgjegjësonte njerëzit se shumë amerikanë “nuk kanë akses në kujdes shëndetësor cilësor” dhe se ajo dëshironte të diskutonte efektet e karburanteve fosile në shëndetin e njeriut.
“Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Unë jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar trajtimet kimio”, theksoi aktorja.
“Ky është një kancer shumë i shërueshëm. Tetëdhjetë për qind e njerëzve mbijetojnë, kështu që ndihem shumë me fat.
Jam gjithashtu me fat sepse kam sigurim shëndetësor dhe akses në mjekët dhe trajtimet më të mira.
E kuptoj, dhe është e dhimbshme, që jam e privilegjuar në këtë”, shtoi në fund Fonda.
ObserverKult
lexo edhe:
KISHA KANCER, DJALIN ME AUTIZËM DHE SHUMË VËSHTIRËSI, POR IA DOLA…
Jam 51 vjeçe. Në historinë e jetës kam një kancer, ndërsa në atë të karrierës kam libra, seriale dhe filma të realizuar vetë. Jam nëna e një djali, të cilit i kam dhuruar ditë dhe netë të tëra, vetëm për ta bërë të ndihet që ka një vlerë të shtuar në autizmin e tij.
Nga Sabrina Paravicini
Kanë qenë vite të vështira. Akoma më tepër të gjatë. Kam ecur në jetë e vetme, nuk jam kënaqur asnjëherë nga dashuri prej plastike, dhe përpara vështirësive të jetës ia kam dalë unë, e vetme. E rrethuar nga të tjerë, por e vetme. Dhe ndërkohë që sot e shoh veten pa makiazh, e ndiej se e dua më shumë veten time”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult