Fondacionit Kosovar i Arkitekturës pjesëmarrës në Bienalen e Venecias 2020

Fondacioni Kosovar i Arkitekturës njofton se do jetë pjesë e ekspozitës kryesore të arkitekturës të kuratorit të sivjetmë të Bienales së Venecias Hashim Sarkis.

KAF në këtë ekspozitë do jetë pjesë e seksionit “Co-Habitats” dhe do prezantohet me pavijonin “Prishtina Public Archipelago”.

Sipas drejtorit të KAF-it dhe kuratorit të instalimit “Prishtina Public Archipelago” Bekim Ramku, fakti se kjo është hera e parë që një arkitekt apo grup arkitektësh nga regjioni ftohet të jetë pjesë e ekspozitës kryesore, e bën këtë thirrje shumë të veçantë.

Ftesa nga zt. Sarkis për të qenë pjesë e ekspozitës kryesore në Bienalen e Venecias dhe fakti se për herë të parë një arkitekt apo grup arkitektësh nga regjioni jonë do jetë pjesë e ekspozitës kryesore të Arkitekturës në Bienale është një nder shumë i madh për ne. Pavlijoni ‘Prishtina Public Archipelago’ (shq. Arqipelagu Publik i Prishtinës) trajton temën e ‘ishujve’ publik në qendrën e kryeqytetit, nevojës për t’i mbrojtur ato nga privatizimi”, thuhet në njoftim.

Sipas Ramkut ekipi që përbëhet nga shumë kontribuues duke filluar nga studentët e shkollave lokale të arkitekturës e deri tek filozof, urbanist e artist, do të shfaqet në Arsenale të Venecias me analizat e hapësirave të trajtuara në formë të diagrameve dhe dokumentimit audio-vizual. Gjithashtu njoftohet se KAF është duke punuar në librin e ekspozitës i cili përpos teksteve dhe analizave mbi hapësirat e trajtuara në Prishtinë do ketë shkrime nga kontribuues të shumtë regjional.

“Bienalja e Arkitekturës në Venecia është ngjarja më e madhe dhe rëndësishme e arkitekturës në botë, ekspozita e saj e 17-të e titulluar ‘How Will We Live Together’ është e kuruar nga arkitekti Amerikano-Libanez dhe Dekani i shkollës së arkitekturës dhe urbanizmit pran Massachusetts Institute of Technology Hashim Sarkis. Kjo është hera e parë që në ekspozitën kryesore të Bienales së Arkitekturës është pjesëmarrës një arkitekt (grup arkitektësh) nga regjioni jonë”, thuhet tutje në njoftim.