Fondi personal i Lasgush Poradecit, tashmë i qasshëm për të gjithë studiuesit

Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, para disa vitesh i është dhuruar arkivi personal i poetit Lasgush Poradeci (Llazar Gusho) nga të bijat e tij Marie dhe Kostandina Gusho. Ky fond personal, mbas një viti proces restaurimi dhe përpunimi, tashmë është i qasshëm për të gjithë studiuesit.

Arkivi personal i Lasgushit përfshin mijëra fletë-dorëshkrime, shtypshkrime, gazeta, revista, fotografi dhe kartolina, ftesa e telegrame, partitura, harta, kartëmonedha, certifikata, diploma, madje edhe dekorata e pulla poste.

Të gjitha këto ofrojnë një material të pasur të dorës së parë për studiuesit e jetës dhe veprës së tij, për studiuesit e letërsisë së krahasuar që mund të kenë mundësi krahasimi variantesh, si dhe për kureshtarët që mund të zbulojnë se çfarë gazetash e revistash shfletonte ai, apo me kë mbante korrespondencë, etj. /ata/