Foto e rrallë e Ismail Kadaresë kur ishte në internim

Gjeniu i letrave, Ismail Kadare festoi muaj më parë 85-vjetorin e lindjes. Një nga shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë shqiptarë, mori jo vetëm urime të shumta, por edhe qindra falënderime për kontributin e madh letrar në Shqipëri që nga koha e komunizmit e deri më sot.

Ndër veprat e tij më të spikatura është edhe poema “Pashallarët e Kuq”, e cila i ka hapur jo pak telashe Kadaresë.

Kur kjo poemë i ra në dorë Enver Hoxhës ai e quajti “akuzë e rëndë për udhëheqjen e partisë”, madje Kadarenë e quajti “poet korbash”.

Kështu, Kadare u ndëshkua me vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit dhe paralajmërim për përjashtim nga Partia. 

Iu ndalua botimi i romaneve të reja, u internua fillimisht në Fier, e më pas në moçalet e Myzeqesë, ku duhej të hiqte dorë nga shkrimi dhe të mësonte të “kontribonte në mënyrë produktive në të mirën e kombit”.

Fjala.al ka siguruar një foto ekskluzive pikërisht nga koha kur Kadare, ishte në internim në Fier, rreth viteve ’75.

Në cepin e djathtë të fotos, është agronomi Mihallaq Janku, që bëri të mundur realizimin e kësaj fotografie./fjala.al

————————————————————————–

LEXO EDHE: DITARI I ENVER HOXHËS: SI U ANALIZUA POEZIA E ISMAIL KADARESË

Enver Hoxha, në ditarin e tij të datës 20 tetor 1975 shkruan për një episod të pakëndshëm për një poezi të Ismail Kadaresë.

Në këtë poezi me titullin “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”. Kadare sipas Hoxhës dhe Ramiz Alias, është tallur me vijën e partisë. Dhe ka shkruar se regjimit po i vjen vdekja.

PJESË NGA DITARI I ENVER HOXHËS

E Hënë 20 tetor 1975

Shoku Ramiz, më erdhi dy ditë më parë në këmbë në zyrë duke mbajtur disa letra në dorë. Më tha: “Kam një poezi të Ismail Kadaresë. Të cilën ma dërguan shokët e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Ismaili ia kish dërguar gazetës “Drita” për ta botuar, por nuk ia botuan pse kundër armiqve që goditëm. Dhe për të cilët ne s’kemi folur. Por është vjershë shumë e fortë, e mirë. Lexoje njëherë”.

Këto më tha Ramizi për vjershën e Ismail Kadaresë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU