Foto e rrallë: Kur Parashqevi Simaku, Ema Ndoja dhe Rita Ndoci bënin zborin ushtarak

Parashqevi Simaku mbetet një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Prej vitesh ikona e muzikës së lehtë shqiptare jeton në SHBA.

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, Parashqevia përveç zërit magjik dhe nostalgjisë që la pas për artdashësit, ndryshe nga këngëtaret e ditëve të sotme, nuk mund të quhet se ishte edhe aq e privilegjuar në atë kohë, transmeton ‘javanews.al’.

Ajo edhe dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist, në kulmin e karrierës, ishte thirrur në zbor.

Një foto e rrallë me koleget Rita Ndoci dhe Ema Ndoja e mikesha të tjera, e vitit 1988, tregon se këngëtaret nuk ishin aq të privilegjuara nga shtresat e tjera të shoqërisë, madje përgatiteshin si të gjithë, të veshur ushtarikisht duke u stërvitur në male, me armë në dorë, për të mbrojtur Atdheun.

ObserverKult


Lexo edhe:

LINDITA THEODORI FLET PËR RAPORTIN QË E KISHTE ME PARASHQEVI SIMAKUN: “JA ÇKA THA PËR MUA”

Lindita Theodhori ka qenë një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare përpara viteve ’90. Kohë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në të cilin rrëfeu detaje të shumta nga karriera dhe jeta e saj.

Gjatë intervistës, Lindita foli edhe për raportin special me një tjetër ikonë të muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku.

Ajo rrëfeu se miqësia mes të dyjave lindi pas një kënge. Që ato kënduan në festival pas një tërmeti.

Ra një tërmet atëherë dhe unë me Parashqevinë kënduam një këngë për tërmetin të dyja. Dhe rastësisht pastaj flinim të dyja në një dhomë në hotel ‘Vollga’ dhe u miqësuam goxha...

Tekstin e plotë e gjeni KËTU