FOTO: Flamuri shqiptar që shkoi në Hënë në vitin 1971

Në vitin 1971, në Hënë u nis “Apollo 15” dhe në bordin e kësaj anije kozmike u vendosën 32 flamuj të vegjël nga e gjithë bota, të kapur me litar.

Asokohe, teknik i lartë i NASA-s ishte William Kokalari, apo Vilson Kokalari. Ai ishte një shqiptar me origjinë nga Gjirokastra që vendosi në vargun e flamujve dhe atë kuqezi me shqiponjën dykrenare.

Pas përfundimit të misionit, flamujt dolën në një ankand të madh dhe po ashtu edhe flamuri shqiptar, atë kohë me yllin e verdhë, ku ka një shkrim të astronautit dhe firmën e tij.

Flamuri shoqërohet dhe me një certifikatë origjinaliteti, ndërsa sot është në duart e sigurta të koleksionistëve.

ObserverKult


Lexo edhe:

NGRITJA E FLAMURIT NË SHKODËR MË 1913 (FOTO E RRALLË)

Një foto e rrallë është publikuar kohë më parë, nga ngritja e flamurit shqiptar në Shkodër në vitin 1913. Siç edhe e përshkruan historiani Kastriot Dervishi këtë foto, të pranishëm kanë qenë edhe pesë përfaqësues nga fuqitë e mëdha botërore.

“Më 28 nëntor 1913, ora 10.00, në përvjetorin e parë të pavarësisë u ngrit flamuri kombëtar edhe në Shkodër. Qyteti administrohej në atë kohë nga një komision ndërkombëtar. Ceremonia u zhvillua në bashkinë e vjetër të qytetit. Aty folën guvernatori Filips dhe kryetari i bashkisë, Muharrem Gjylbegu.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult