FOTO-GALERI: Monica Bellucci: “Kam qenë gjithmonë e kolme, i urrej palestrat”!

monica bellucci

Me një foto, Monica Bellucci tregoi edhe një herë qartë se përse konsiderohet një prej grave më të bukura në botë.
Ndonëse po arrin të 60-tat dhe nuk i është nënshtruar operacioneve plastike, aktorja italiane vazhdon të mbetet magjepsëse dhe adhurohet për sofistikimin dhe bukurinë e saj nga fansat.

Bellucci u shfaq së fundi në kopertinën e një prej revistave më prestigjoze të Gjermanisë, ‘Madame’, me një bluzë tërësisht transparente me xixa, duke dëshmuar kështu se feminiliteti nuk ka moshë.

Italiania me sharmin e pakrahasueshëm foli për revistën gjermane për feminitetin, feminizmin, si dhe për klishetë në standardet e bukurisë.

Ajo ka folur për peshën dhe marrëdhënien që ka me trupin.

Monica Bellucci: “Feminizëm për mua do të thotë të ndihem rehat me feminitetin tim. Nuk jam e fiksuar pas peshës. Unë kam qenë gjithmonë një grua me forma, asnjëherë e hollë, kjo është natyra ime.

Dhe unë dua të plakem në paqe. Kur je 50 ose 60 vjeç nuk ke të njëjtat nevoja si kur ishe 20 vjeç. Ndryshimi i madh vjen kur ke fëmijë. Ti ndalon së qeni në qendër të vëmendjes dhe del në plan të dytë. Kjo na jep një perspektivë tjetër”, tha ajo.

Bellucci shprehet se nuk është e gatshme të fshehë vitet e saj duke ndjekur dieta strikte dhe rraskapitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër. Ajo thotë se ka refuzuar të ketë imazhin si ankth të përhershëm.

Aktorja, nënë e dy vajzave, Deva 18-vjeçare dhe Leonie 12-vjeçare me ish-bashkëshortin, Vincent Cassel ka rrëfyer se tani kalimin e kohës e sheh si diçka që ka një ndikim pozitiv në jetën e saj.

“Ka shumë momente të ndryshme në jetën e dikujt. Kur je i ri, ke bukurinë e rinisë, bukurinë e një momenti biologjik në jetën tënde. Por jeta vazhdon’.

ObserverKult

monica bellucci

Lexo edhe:

MONICA BELLUCCI, GRUAJA E SUKSESSHME E KINEMASË- MË E BUKURA E TË BUKURAVE…