Foto gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës e realizuar nga Lazër Kodheli

Hidrocentrali Vau i Dejës

Në fondin e Muzeut Marubi gjendet edhe një fotografi e Lazër Kodhelit, realizuar gjatë ndërtimit të hidrocentralit të Vaut të Dejës.

Fotografi Lazër Kodheli lindi më 1928, në Shkodër. Ai u arsimua pranë Kolegjit Jezuit në Shkodër dhe si pasojë e një gjendjeje ekonomike jo të mirë familjare, për pak kohë punoi si ndihmës në shtypshkronjën jezuite.

Më 1939 në moshën 10-vjeçare, i ati e dërgoi së bashku me vëllanë e madh për të mësuar mbi fotografinë, në studion fotografike të Gegë Marubit. Qëndroi aty deri në mbylljen e studios.

Ishte bashkë me Marubin, Picin, Rraboshtën e më vonë Nenshatin e të tjerë fotografë edhe kur u hap Ndërmarrja e Artizanatit Shtetëror, ku punoi si fotograf.

Studioi edhe si teknik i laboratorit për zhvillimin e fotografisë dhe njihej si përdorues shumë i mirë i blicit. Më 1985 del në pension. Fondi i tij i ruajtur në muze numëron mbi 200 poza të shkrepura në film. Lazër Kodheli ndërroi jetë në vitin 2008.

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTO E RRALLË E KEL MARUBIT ME GRUAN E TIJ

“Një foto e rrallë e Kel Marubit bashkë me të shoqen” ishte fotoja që përzgjodhi, ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti. Në kuadër të “Muajit të Fotografisë”. Fotoja mban diçiturën “Kel Marubi me grue në studio” dhe është shkrepur në studion e tij.

Që fëmijë, Mikel Kodheli, me emrin e artit Kel Marubi, punoi si ndihmës në studion e Pietro Marubbi-t bashkë me vëllanë e madh Matinë….

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU