Foto historike: Vajzat që ia kthyen shpinën qytetit të rrënuar

Kjo foto, e kërcimtarëve në tarracë e teatrit të Asakusës, u mor në vitin 1949, pas rënies së diktaturës ushtarake në Japoni, kur popullata ende po përballonte realitetin e humbjes brutale në luftë. Tokio ishte duke u rindërtuar dhe fotografia luajti një rol vendimtar në rilindjen e qytetit.

Vitet e censurës kishin përfunduar dhe revistat e gazetat e reja promovuan një raportim më objektiv. Një gjeneratë e re e fotografësh po dilte në dritë, të cilët reflektonin realitetin e Japonisë në popull ashtu siç ishte, pa censurë.

Takeyoshi Tanuma shpejt u bë një nga fotografët më të shquar të kohës. Ai ishte vetëm 20 vjeç kur e shkrepi këtë foto. Të dy vajzat bënin pjesë në trupën e baletit të teatrit të Asakusës që kur ishte ndërtuar në vitin 1937. Fotografia tregon se ato i kanë kthyer shpinën pjesës më të kobshme të qytetit si një refuzim i së shkuarës së errët dhe dëshirë për të parë nga e ardhmja e ndritu. Banesat e improvizuara, oborret e rrëmujshme dhe varrezat masive krijojnë një tablo të plotë të realitetit të kohës, transmeton ‘konica.al’.

Trupa e baletit sapo kishte rënë në kontakt me produksionet hollywood-iane dhe ëndrra e këtyre vajzave ishte Hollywood-i. Ngjitur në tarracë, në pikën më të lartë, me revistë në dorë për të parë trendet e kohës dhe me veshjen e shkujdesur dhe fjongot lidhur në kokë të cilat fluturojnë lart.

Fotografi Tanuma vazhdoi të fotografonte qytetin e tij të lindjes, pasi u transformua në mënyrë dramatike gjatë dekadave të mëvonshme. Një koleksion i tyre u botua në vitin 1980, në të cilën ai u përshkrua si “Cartier-Bressoni japonez”; në vitin 1994 u bë profesor në Kolegjin e Fotografisë në Tokio.

Kjo foto është përfshirë në “Ravens and Red Lipstick”, një studim mbi fotografinë japoneze që nga viti 1945. E parë në retrospektivë, duket se kjo fotografi u bë pikënisja për shumë fotografë të tjerë që pasuan.