E dhimbshme: Bebet e sëmura nga verdhëza marrin rreze dielli

Proverbat që flasin për fuqinë shëruese që merret nga dielli përshtatet më së miri me këto foto të vitit 1939 të realizuar në Manchester.

Niveli i mjekësisë ishte çfarë ishte, mirëpo personeli njerëzor shihet se bëjnë më të mirën e mundshme në kujdesin ndaj pacientëve.

Rrezet e qershorit (8 qershor) kanë bërë që infermieret e përkushtuara të Spitalit të Dukeshës së York-ut, në Burnage, Manchester, të nxjerrin jashtë bebet e sëmura nga verdhëza.

Kjo është një nga fotot që merret si model sa herë flitet për misionin e manletbardhëve. /

ObserverKult

Lexo edhe:

SIDRIT BEJLERI & ALMA BEKTASHI: KUR PERËNDON DIELLI (TEKSTI DHE KËNGA)

sidrit bejleri dielli

Këngën “Kur perëndon dielli” e interpretojnë Sidrit Bejleri dhe Alma Bektashi

Mbeta gjithë ditën hijeve
se m’thanë në hije rri,
etjen e shova krojeve
krojeve ku pin ti.

E mira u raft-o hijeve,
qi ‘mujten me m’fresku;
i kjart asht uji i krojeve,
qi etjen ma kan shu.

Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojnë me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.

Sa her’ bjen dielli majave
e muzgut rrugë i l’shon;
sa kandshëm ju thrret deleve
kur stanit nis e i çon.

Besa u knaqa hijeve,
gjithë ditën kep më kep;
kur zanin ja l’shoj deleve,
dhe ti përgjigje m’jep.

Po t’jemi bashkë na të dy
do t’na shikjojne me zili,
e do t’na flasin ndër sy,
sa duhemi unë e ti.

ObserverKult