Foto: Puthja e Vdekjes, ja cila është historia e saj

Puthja e Vdekjes, Cavriana, 12 maj 1957.


Aktorja meksikane Linda Christian puth shoferin e F1 Alfonso de Portago në një ndalesë të shkurtër gjatë garës në Mille Miglia në Italinë veriore.
Portago vdiq disa çaste më vonë në një aksident gjatë garës, ndërsa po merrte një kthesë me 150mph në Guidizzolo, Cavriana.
Një turmë shikuesish shikojnë me gëzim, ndërsa gazetarët e përjetësojnë skenën me kamerat e tyre.


Autori i fotografisë nuk dihet , mirëpo me kalimin e viteve, ajo është bërë një nga fotografitë më të njohura të puthjeve dhe një simbol i guximit dhe pasionit të të rinjve. Revista Life i dha famë fotografisë pasi e botoi atë në numrin e saj në maj 1957, nën titullin “Vdekja më në fund merr një njeri që i është dashur”.

Në intervistat e mëvonshme, Linda Christian e kujtoi momentin gati si parandjenjë: “Kam pasur një ndjesi të çuditshme me atë puthje. Ishte ftohtë dhe kjo bëri që unë të shikoja për herë të parë Nelson. Ai dukej se ishte si një mumje, gri, si, si i hipnotizuar. Ai kishte sytë e dikujt që kishte pësuar një tronditje të jashtëzakonshme.”

ObserverKult


Lexo edhe;