(Foto që ka bërë historinë) Racizmi: Vajza e parë me ngjyrë në një shkollë të bardhësh, përqeshet nga shokët e klasës

Në vitin 1957, Dorothy Counts-Scoggins, vajza me ngjyrë, ishte një nga nxënëset e para që pranoi të ndjekë mësimin në shkollën e Mesme ‘Harry Harding’ në Charlote, në Karolinën Veriore.

Në këtë foto shihet  Dorothy e përhumbur si pasojë e ngacmimeve nga shokët e saj të bardhë në vitin 1957.

E pas  katër ditësh ngacmimesh që kërcënuan sigurinë e saj, prindërit e detyruan atë të tërhiqej nga shkolla.

Në rrëfimet e saja, pas shumë vitesh, ajo tregon se ajo ishte e injoruar jo vetëm nga shokët e saj, por edhe nga mësimdhënësit.

“Mësuesit më injoronin, sikur mos të isha në klasë”, tregonte ajo./ObserverKult