FOTO: Romanca mes burrash përgjatë një shekulli

Foto: Romancë burrash

U janë dashur 20 vjet që autorët Hugh Nini dhe Neal Treadwell të koleksionojnë 2700 fotografi të vjetra, përmes ankandeve online apo arkivave familjare.

Fotot e shkrepura në vitet 1850-1950 dokumentojnë romancën mes burrave, në një kohë kur diçka e tillë ishte e paligjshme.

Teksa po përpilonin librin për festimin e Muajit të Historisë LGBTQ në SH.B.A., Hugh dhe Neal vunë re diçka thuajse identike te secila prej tyre.

“Dashuria e tyre është kaq shprehëse”, deklaruan ata.

ObserverKult

Lexo edhe:

PUTHJA E JETËS, ÇKA FSHIHET PAS FOTOS QË FITOI ÇMIMIN “PULITZER”

Fotografia e realizuar në vitin 1967, e shkrepur përmes objektivit të Roko Morabit, quhet “Puthja e jetës” dhe ka intriguar publikun për më shumë se 50 vjet. Ajo fsheh në vete një histori të jashtëzakonshme të dy punëtorëve.

Një vit pasi u shkrep fotografia, fotografi mori çmimin “Pulitzer” dhe më pas, ajo u botua në gazeta nëpër botë.

Puthja e jetës shfaq elektricistin J. D. Thomson duke i dhënë frymëmarrje artificiale bashkëpunëtorit të tij Randall G. Champion, pasi ai humbi vetëdijen pas kontaktit me tensionin e ulët.

Të dy ata po bënin mirëmbajtje rutinore, kur Champion aksidentalisht preku njërin prej telave të tensionit të ulët që ndodhej në majë. Ai humbi vetëdijen, për fat të mirë, rripi i sigurimit e pengoi që të binte. Thompson, i cili ishte poshtë tij, shpejt arriti lart dhe filloi t’i japë frymëmarrje artificiale.

Duke parë rrethanat, nuk ishte në gjendje të përdorte dhe duart për frymëmarrje artificiale, por vazhdoi të fryjë në mushkëritë e Champions, deri kur ndjeu një puls, më pas i zgjidhi rripin që e mbante lidhur me shtyllën dhe zbriti me të në shpatulla.

Ai jetoi edhe për 35 vjet të tjera, pas kësaj ngjarje. Vdiq më 2002 në moshën 64 vjeç.

Rreth fotografit:

Rocco Morabito po voziste në “West Street” në korrik të vitit 1967. Në një moment, ai ngriti kokën dhe pa elektricistin që ishte goditur nga rryma. Ai thirri menjëherë ambulancën dhe kapi aparatin për të shkrepur foton.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult