Foto: Ahmet Zogu në rroba banjoje

ahmet zogu

Mbreti i Shqipërisë, Ahmet Zogu njihej për veshjen e tij ekstravagante dhe për pamjen e kuruar. Ai kishte dëshirë që imazhin e tij ta fiksonte në sa më shumë foto.

Janë të njohura fotografitë e tij nga fototeka Marubi, poza mbretërore, plotë elegancë e stil, por ajo që do t’ua prezentojmë sot është diçka krejt ndryshe.

Ahmet Zogu, mbreti i Shqipërisë me një veshje të çuditshme. Me rroba banjo. Dhe jo vetëm, por bashkë me motrën e tij.

Fotografia është e vitit 1936 dhe thuhet se është realizuar me idenë që të promovonte turizmin në Shqipëri.

Sidoqoftë foto interesante apo jo?

Edhe pse kjo është realizuar nga profesionist, Mbreti Zog ka edhe foto tjera me rroba banjoje.

Më poshtë gjeni një foto tjetër të rrallë ku Ahmet Zogu ka shfaqë trupin, e skalitur me muskulaturë, duke ngritur pesha.

Fotoja është realizuar në bregdetin e Durrësit, ndërsa është bërë publike nga pasardhësi, Princi Leka në Instagram, i cili thotë se gjyshi i tij ishte një njeri shumë aktiv, jo vetëm në politikë.

Foto bardh e zi i përket verës së vitit 1930.

Duket se është vendi i njëjtë, por Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, për foton e rradhës të cilën do t’ua prezentojmë, thotë se i takon vitit 1925.

Në këtë foto, Mbreti Zog shijon diellin e Durrësit, i shtrirë në krah.

(Fotoja me ngjyra është përpunim nga Sektori i Promovimit dhe Komunikimit) .

Përgatiti: R.B/ ObserverKult

Lexo edhe:

FAKTE TË REJA: RAPORTI I PANJOHUR I FAN NOLIT ME AHMET ZOGUN DHE ENVER HOXHËN