Albert Ajnshtajni, vdiq më 18 prill 1955, ai ishte 76 vjeç.
Pamje nga funerali dhe djegia e trupit të tij vetëm një fotograf arriti t’i kapte dhe ai ishte Ralph Morse i Life Magazine.
Por përveç një imazhi tashmë të famshëm – të zyrës së Ajnshtajnit, saktësisht se si ai e la atë, të marrë disa orë pas vdekjes së tij – fotografitë që realizoi Morse atë ditë nuk u publikuan kurrë.
Me kërkesë të djalit të Ajnshtajnit, i cili kërkoi që të respektohej privatësia e familjes ndërkohë që ata mbanin zi, redaktorët e LIFE zgjodhën të mos e publikonin “historinë e plotë” dhe për më shumë se pesë dekada fotografitë e Morse ishin në arkivat e revistës, të harruara.
Historia se si Morse i mori fotografitë, ndërkohë, është një mësim për këmbënguljen që duhet ta ketë njeriu. Pasi mori një telefonatë atë mëngjes prilli nga një redaktor i LIFE duke i thënë atij se Ajnshtajni kishte vdekur, Morse rrëmbeu aparatet e tij dhe përshkoi nëntëdhjetë milje nga shtëpia e tij në Nju-Xhersin verior në Princeton, transmeton “ObserverKult”.
“Albert Ajnshtajni vdiq në Spitalin e Princetonit, kështu që unë u drejtova atje së pari. Por ishte kaos – gazetarë, fotografë, etj. Kështu që vendosa të nisesha për në zyrën e Ajnshtajnit. Rrugës ndalova dhe bleva një “scotch”. E dija që njerëzit mund të hezitojnë të flasin, por shumica e njerëzve janë të lumtur të pranojnë një shishe pije alkoolike në vend të parave, në këmbim të ndihmës së tyre. Kështu që shkoj në ndërtesë, gjej mbikëqyrësin, i jap “scotch” dhe kështu ai hap zyrën”.
Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni si e kishte lënë Ajnshtajni tavolinën e tij, si dhe momente nga marrja e trupit nga spitali dhe të afërm që shkonin për ngushëllime…
E përgatiti: K.B. – ObserverKult
(Photo credit: Ralph Morse / LIFE Magazine / Getty Images).
Lexo edhe:
ObserverKult