Pesëdhjetë vjet më parë, më 7 dhjetor 1970, kancelari gjerman Willy Brandt, u ul në gjunjë para monumentit që përkujtonte viktimat e Holokaustit në kryeqytetin polak.
Dhe ky gjest është kujtuar së fundi nga qeveria gjermane me një film me metrazh të shkurtër të asaj kohe, postuar në faqen e qeverisë në Twitter.
“Brandt manifestoi kështu, turpin për viktimat e krimeve të regjimit nacional-socialist” – thuhet në video.
Zgjedhja për t’u ulur në gjunjë, emocionoi shumë njerëz, duke u bërë një “moment historik i pajtimit” mes Polonisë dhe Gjermanisë../konica.al