Fotografi i AFP-së, fitues i ”World Press Photo”

Fotografi i agjencisë franceze të lajmeve, AFP, Yasuyoshi Chiba, fitoi çmimin prestigjioz të fotografisë ”World Press Photo” për vitin 2020.

Fotoja tregonte imazhin e një të riu që recitonte një poezi midis protestuesve në Sudan, i cili, për jurinë simbolizonte “shpresën”.

”Me karakterin poetik, fotografia që mori këtë çmim, më e mira në konkursin e ‘World Press Photo’ ilustron fuqinë e rinisë dhe artit”, – u shprehën anëtarët e jurisë.

Yasuyoshi Chiba, një fotograf japonez me qendër në Nairobi, gjithashtu fitoi çmimin e parë në kategorinë “Informacion i përgjithshëm, vetëm imazh” me të njëjtën foto./konica