Në qershor të vitit 1963, murgu budist, Thích Quang Duc, dogji veten në një kryqëzim të rrugës në Saigon.
Në shenjë proteste ai po përpiqej të luftonte me të gjitha format kundër shtypjes së të drejtave të budistëve në Vietnam.
Në lidhje me fotografitë që kanë dëshmuar tmerrin e asaj ditr, John F. Kennedy tha se ‘asnjë fotografi lajmesh në histori nuk ka qenë kaq emocionuese për botën sa kjo’.
Fotograf Malcolm Browne kapi skenën në Saigon për Associated Press. Dhe imazhi bardh e zi shumë shpejt u kthye në një portret të trazirave gjatë viteve të ’60-ta.
Vetëflijimi u bë në shenjë proteste ndaj politikave pro-katolike të regjimit Diem në Vietnamin jugor dhe ligjeve që diskriminonin budistët.
Në veçanti kjo ishte një përgjigje ndaj ndalimit të flamurit budist, vetëm 2 ditë pasi Diem kishte mbajtur një ceremoni publike ku u shfaqen flamujt me shumë kryqe.
Trazirat filluan kur në ditëlindjen e Guatama Budës nuk u lejua hapja e flamurit budist në Hue në Vesaj. Një numër i madh budistësh protestuan kundër ndalimit dhe në shenjë revolte para qeverisë ata vendosën të valvitnin flamurin budist. Protesta eskaloi kur forcat qeveritare qëlluan në turmën e protestuesve, duke vrarë 9 persona.
Akti i vetëdjegies së murgut ndodhi në kryqëzimin e bulevardit Phan Đình Phùng, disa blloqe larg Pallatit Presidencial (tani Pallati i Ribashikimit). Duc doli nga makina së bashku me disa murgjë tjetë dhe u ul këmbëkryq. Njëri vendosi një jastëk në rrugë, ndërsa tjetri mori benzinën dhe e hodhi mbi murgun.
Përderisa protestuesit formuan një rreth përreth tij, Duc qëndronte i ulur një pozicionin tradicional budist.
Në kohën që murgu lëshonte benzinën në trupin e tij, Duc rrotullonte një varg me rruaza lutjesh dhe recitonte lutjet budiste.
Më pas ai i vuri flakën vetes.
Fjalët e fundit të Quang Duc para vetësakrificës së tij u dokumentuan në një letër që kishte lënë:
“Para se të mbyll sytë dhe të shkoj drejt vizionit të Budës, me repsekt i drejtohem Presidentit Ngo Dinh Diem, që të ketë dhembshuri ndaj njerëzve të kombit. Dhe të lejojë të gjithë të zbatojnë të drejtat fetare, në mënyrë që të ruajnë edhe forcën e atdheut përjetësisht”.
E përgatiti: V. K- ObserverKult
Lexo edhe: