Artisti turk, Vahit Tuna, pati vendosur 440 palë të takave në mur dhe këtë e kishte bërë për t’i kujtuar gratë e vrara.
“Secila palë përfaqëson një grua në Turqi, që u vra nga partneri i saj në 2018”, pati thënë ai me këtë rast.
Pika e nisjes së “Pa titull”, e cila përbëhet nga 440 palë këpucë për gra, është numri i vrasjeve të grave në Turqi.
440 palë këpucë, të renditura në një rresht të rregullt në dy mure, ngrihen si një përkujtimore, duke vënë në dukje numrin e grave të vrara nga burrat në mënyra dhe për motive të ndryshme në vitin 2018 në Turqi.
Instalacioni u frymëzua nga një zakon që bëhej gjatë funeralit në disa pjesë të Turqisë. Këpucët e të ndjerit varen jashtë shtëpisë së tij.
Kjo vepër sjellë në rrugë kujtimin e dhunës ndaj grave dhe vepron si ndërmjetës për ndërgjegjësim publik.
Si i tillë, i parë në një hapësirë të tillë publike, instalacioni ka dhënë mesazh të fuqishëm gjithandej. Duke parë murin, është e pamundur të injorosh sasinë e madhe të këpucëve.
Duke u dhënë këtyre 440 grave një prani fizike në mur, Tuna po ndihmon që jeta e tyre të mos mbetet nën hije.
Përmes këtij intalacioni, autori ka bërë një deklaratë të guximshme dhe ka reflektuar në ndërgjegjësim të madh për dhunën në familje ndaj grave.
Për Turqinë, të ketë një shfaqje të tillë publike në një arenë kaq publike për një problem kaq të tmerrshëm, tregon se vendi po ecën në drejtimin e duhur.
ObserverKult
Lexo edhe: