Dita e sotme shënon 19-vjetorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit në SHBA. Përplasja e dy avionëve në Kullat Binjake, më 11 shtator të vitit 2001 ishin një tronditje e madhe jo vetëm për amerikanët, por për mbarë botën dhe që ndryshuan historinë.
I nxitur nga tmerri dhe trauma e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001, tha Presidenti George Bush në atë kohë: “Sot dhashë urdhrin për të filluar sulmet kundër kampeve stërvitore të terroristëve të al-Qaidës.”
Ajo çfarë pasoi ishte fillimi i fushatës ajrore amerikane në Afganistan tetorin e vitit 2001.