Fotografi që luftoi për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi

Secili mund ta gjejë vetë shtegun për të hyrë në histori, për të ngjitur emrin dhe veprën e tij në pjedestalin e famës, dhe këtë ta bëjë duke mbrojtur një kauzë të lartë.

Duke luftuar për të drejtat e fëmijëve, këtë e bëri Lewis Hine.

Është fillimshekulli XX, fëmijët janë kudo ku lëvizin ingranazhet e makinës së përbindshme të zhvillimit ekonomik. Jo vëtëm në Amerikë, ku fokusi i aparatit është ndalur, por kudo në botë fëmijëve u është dashur të fitojnë vetë bukën e gojës, dhe jo vetëm.

Atë kohë nuk ishte ajo Amerikë që ne njohim sot. Vendi i ëndrruar nga shumëkush filloi rrugëtimin e tij të vështirë drejt zhvillimit, duke patur në vetvete vrragën lënguese të shfrytëzimit të fëmijëve të mitur.

Ata punonin kudo, në arat e pambukut, në minierë, në fabrikë, etj. Ata ishin kudo. Kudo ky krah pune përpiqej të kontribuonte në mbështetjen financiare për vete dhe familjet e tyre.

Do të ishte puna e një fotografi ajo që do të trondiste nga themelet Amerikën dhe botën, ajo që do të zgjonte vetëdijen qytetare dhe të ngulmonte mekanizma të ndryshëm social dhe ligjor për mbylljen e këtij kapitulli tragjik. Përmirësimi i kuadrit ligjor. Ndalimi i shfrytëzimit të fëmijëve si krah pune, do të fuste në një etapë të re zhvillimet organizmat ndërkombëtare, të cilat këtë alarm e bënë të përbotshëm, duke dalë në mbrojtje të fëmijëve dhe duke ndëshkuar ashpër shfrytëzuesit.


Fotografi Lewis Hine është personi që luftoi që të shpëtojë fëmijët amerikanë nga punët e rënda në fillim të shekullit XX.

Koleksioni i tij i fotografive të vogëlushëve duke punuar në ara dhe miniera bënë që të ndryshonte ligji mbi shfrytëzimin në punë të fëmijëve. Fëmijë 3 ose 4-vjeçarë janë fotografuar duke mbledhur pambuk, duke punuar në fabrika dhe miniera në punë të rriturish. Paratë që fitonin shkonin në ndihmë të familjes, por puna i largonte nga shkolla duke shtuar analfabetizmin. Nga viti 1908 deri në vitin 1918, Hine dokumentoi punën e fëmijëve dhe loboi për ndryshimin e legjislacionit amerikan në lidhje me këtë çështje.


Këto personazhe që kanë pozuar për fotografin Hine nuk janë të gjallë, por të drejtat e fëmijëve në të drejtën e tyre i kanë ngulur rrënjët thellë, duke ardhur tek ne vetëm nëpërmjet këtyre fotove, si dëshmi e gjallë e një tragjedie amerikane, tragjedi e cila ligjërisht mbron fëmijët në mbarë botën, por që nuk i shpëton ata plotësisht nga shfrytëzimi, abuzimi dhe keqtrajtimi.

Ky memuar sot dhe mot është një shkundje në vetëdijen e çdo qytetërimi, i cili duhet të mbrojë fëmijët në emër të rritjes së tyre të shëndetshme, në emër të jetës, në emër të civilizimit.

Trashëgimia e vërtetë e fotografit Lewis Hine është jo vetëm grumbullimi i fotove të fëmijëve. Ai dokumentoi me kujdes fotot, emrat, moshën dhe pagën e secilit prej fëmijëve të fotografuar.

Ai ngriti dhe gjeneroi një lobim për ndryshimin e ligjeve, duke krijuar kështu një komision më 1904, i cili mund të fitonte betejën për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi në punë vetëm pas 34 vjetësh, pra më 1938.


Lewis Hine mbetet një nga veprimtarët më të përkushtuar të mbrojtjes së fëmijëve nga shfytëzimi në punë, duke rezistuar energjikisht presioneve dhe kërcënimeve të bosëve që mbaheshin me fitimet e këtij kontigjenti të punësuarish.

Triumfi i tij e bëri atë të famshëm, jo vetëm si një fotograf, por dhe si një aktivist i të drejtave të fëmijëve.

Më shumë se 5.000 fotografi të kësaj dëshmie rrëqethëse ruhen në Bibliotekën e Kongresit në Uashington.

Më vitin 1980 për nder të tij u krijua një çmim, të cilin e fitojnë çdo vit pesë profesionistë që kontribuojnë vullnetarisht në ndihmën e të rinjve. Më shumë se 200 vetë kanë marrë “Awards Hine Lewis” në dy dekadat e fundit.

Nga Albert Vataj

ObserverKult


Lexo edhe:

ismail kadarenë shi desha

ISMAIL KADARE: KUR TI TELEFONOJE

Poezi nga Ismail Kadare

Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimër.
Unë isha i fundosur
Në kolltukun e palëvizshëm pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonikë
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.

Ti qaje?
Jo. Pika shiu të ngrohtë nga telat binin.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


INIDA BRAHIMI: SA PAK U DESHËM…

Sa pak u deshëm atëherë
E përngaherë, fare pak
Aq sa dëborë ka zënë të bjerë;
Në kilometrat tanë të gjatë!

S’mbaj mend aq sa duhet
Se ç’përqafime ndamë
S’më kujtohen më as puthjet
U deshëm aq pak…

ObserverKult