Fotografi që të rrëqeth: Puthja që “zgjati” 2800 vjet, historia prekëse…

Foto ilustrim

Kjo fotografi, që njihet me emrin  “skeletet e Hasanlu”, është shkrepur në 1972.

Bëhet fjalë për dy skelete të zbuluar gjatë gërmimeve në Hasanlu (Iran) nga arkeologu Robert Dyson. Hasanlu është një zonë e banuar nga njeriu që në antikitet.

Fillimisht arkeologët menduan se skeletet datonin 6 mijë vjet më parë por analiza e eshtrave nxorri se vdekja e të dyve ka ndodhur rreth 800 vjet përpara Krishtit.

Skeletet i përkasin dy njerëzve që në momentin e vdekjes kanë qenë nga 20 deri 30 ose 35 vjeç me një diferencë deri në 10 vite njëri nga tjetri.

Arkeologët pohojnë se rrethanat e vdekjes mund të bëjnë me një zjarr të madh që ka përfshirë Hasanlu pikërisht në vitet kur mendohet se datojnë skeletet.

Puthja 2800-vjeçare, historia e dashurisë

Sipas këtij versioni dy të dashuruarit kanë tentuar t’i fshihen zjarrit dhe kanë vdekur të asfiksuar.

Në momentin e fundit mashkulli ka hedhur njërën dorë rreth trupit të gruas, kurse kjo e fundit është zgjatur për t’i kërkuar buzët. Kjo pamje do ngelet e pavdekshme.

E përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

HISTORIA “E PABESUESHME” QË FSHIHET PAS KËSAJ FOTOGRAFIE- VEPRIMI I MJEKUT QË NDRYSHOI SHUMËÇKA…

“National Geographic” ka zgjedhur këtë fotografi si më të mirën në vitin 1987. Në këtë foto shihet Doktor Zbigniew Religa i cili po monitoron shenjat vitale të pacientit të tij, pas një operacioni që ka kryer në zemër e që zgjati 23 orë. Përmes kësaj fotografie në qoshen djathtas shihen kolegët e tij të cilët ndihmuan atë në operacion por që kanë rënë për të fjetur nga lodhja.

E me këtë veprim që ka bërë Dr. Religa konsiderohet si pioneri i cili ka kryer transplantin e zemrës në Poloni…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU