Fotografi që “të rrëqethin”, ja si dukej Berati para një shekulli

Atdheu dhe vendlindja, një peshë brenda kraharorit; gjaku që rrjedh ndër deje – gazetari Ilir Ikonomi, sjell këto pamje të Berati të vjetër, qytetit të lashtë të historisë dhe traditës.

Nga larg, ai shkruan:

Gjashtë foto nga Berati, një shekull më parë.

Peizazhi natyror, kalaja dhe shtëpitë njëra mbi tjetrën janë të pashoqe. Edhe pse jetesa ishte e varfër.

Fotot janë bërë në vitin 1918 (ose në fillim të viteve 1920), nga gjeografi austriak Ernst Nowack dhe gjenden në një koleksion gjerman.

Fatmirësisht, Berati edhe sot është një muze i madh natyror. Që i ka rezistuar relativisht mirë dorës së prishësit.

Berati i jep njeriut një dimension të katërt, sepse përveç realitetit aty, ti përjeton intensivisht një botë të harruar dhe fantazore.

Janë shekujt që nuk kthehen më.

Kalaja ende është e banueshme, kishat bizantine shkrihen bukur me horizontin dhe, në një ditë të pastër me diell, nga bedenat mund të këqyrësh me nge kartolinën e qytetit, thellë nën këmbë, transmeton ‘konica.al’.

Pa folur për tavat, byrekun, mezet dhe glikotë, të gjitha bio, që të serviren ndërsa je i rrethuar nga gurët, lulet dhe barërat.

Është parajsa mbi dhe.

ObserverKult


Lexo edhe:

FOTOGRAFI TË MAHNITSHME BARDHEZI TË QYTETIT TË BERATIT

Historia mijëravjeçare i ka gjurmët të gjalla në strukturën e çative përmbi njëra-tjetrën. Rrugicave të ngushta deri në intimitet.

Ndryshe nga veriu i Shqipërisë, fqinjësia në jug shprehet shumë më hapur.
Shtëpitë “përgjojnë” njëra-tjetrën. (Kur kullat, qëndrojnë vetmitare mes malesh të egra), transmeton ‘konica.al’.

Më poshtë mund t’i shihni ca fotografi të mahnitshme bardhezi të qytetit të bukur të Beratit, cili po vizitohet me të madhe së fundi…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult