Një ekspozitë tejet e veçantë është çelur së fundmi në hapësirën e QKLL. ”Një karrige për shkrimtarët” sjell portretet e shkrimtarëve më të njohur shqiptarë përmes objektivit të Roland Tashos.
Nga karrigia ku u ulën Ismail Kadare, Dritëro Agolli e Kol Jakova, tek Elvira Dones, Mimoza Ahmeti dhe Luljeta Lleshanaku, të gjithë u fotografuan nga Roland Tasho.
Objektivi i fotografit të njohur fiksoi portretet e shkrimtarëve të shekullit të kaluar, sikur ta dinte se fotot e shkrepura prej tij do t’i rezistonin kohës, plakjes dhe vdekjes.
Tasho mbajti me vete karrigen, njësoj si kërmilli zhguallin e tij për dy vite me radhë e kështu dora- dorës karrigia u kthye në karrigen e shkrimtarëve.
Fotot e shkrepura nga Tasho tashmë janë të ekspozuara në hapësirën e QKLL dhe padashur kanë ndërtuar panteonin e letërsisë shqipe bashkëkohore./euronews.al
Lexo edhe:
EKSPOZITA “VEPRA TË AUTORËVE TË KOSOVËS” NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE NË SHQIPËRI
Në kuadër të Javës së Kulturës Kombëtare, Biblioteka e Shqipërisë çelë ekspozitën “Vepra të autorëve të Kosovës”.
Kuratorja Lindita Zhulali e këtij prezantimi thotë se në bibliotekë ruhet një fond i pasur, por këtu pasqyrohet një pjesë e krijimtarisë së pasur letrare të shkrimtarëve dhe të poetëve të Kosovës.
“Në vëmendje të publikut vijnë vepra dhe kolana të veprave të Esad Mekulit, Rexhep Qosjes, Anton Pashkut, Adem Demaçit, Teki Dervishit, Sabri Hamitit, Zejnullah Rrahmanit, Mehmet Krajës, Ramiz Mehmetit, Nazmi Rrahmanit, Adem Gashit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Din Mehmetit, Eqrem Bashës, Rifat Kukajt, Besim Bokshit, Hivzi Sulejmanit, Jusuf Buxhovit, Rexhaj Surroit etj.”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU