Fotografi i njohur Arian Mavriqi kësaj radhe ka bërë fotografi që shfaqin bukuritë natyrore në Kamenicë.
Por, këto fotografi ishin edhe më të vecanta pasi që përngjajnë me fotografinë e famshme të Windows XP.
E një gjë e tillë ka tërhequr vëmendjen edhe të vet Microsoft, pasi që ka komentuar në Twitter në një postim ku është shpërndarë kjo foto. Kurse ky reagim pa dyshim që e ka gëzuar Mavriqin. “A ka mjes ma i mirë se ky? Kur zgjohesh dhe sheh se #Microsoft ka komentuar në fotografinë që e kam realizuar unë! Epo padyshim se jo 😀. Vazhdojmë punojmë….”, ka shkruar Arian Mavriqi