“The Godfather” (Kumbari), pjesa e parë, u realizua në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo. Filmi është i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969.
Ky është një film i cili bëri historinë duke vendosur standarde të reja për kinemanë amerikane.
Performanca e Marlon Brandos si Vito Corleone në vitin 1972 në “The Godfather” ishte një pikë kthese në karrierën e tij, transmeton “ObserverKult”.
Regjisori Francis Ford Coppola e bindi Brandon që t’i nënshtrohej një “ndryshimi”, dhe Brando pranoi ta bëjë, ai përdori topa pambuku për të simuluar pamjen e fryrë të faqeve.
Filmi zhvillohet përballë rrugës 128 Mott në “Italinë e Vogël” të Nju-Jorkut.
Më poshtë mund t’i shihni disa foto të realizuara nga fotografët e New York Daily News, e që paraqesin momente nga realizmi i filmit në fjalë.
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
Lexo edhe:
KJO ISHTE TRONDITJA QË SHKAKTOI DALJA NË KINEMA E FILMIT “THE GODFATHER” NË VITIN 1972
Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo.
Nga Eusebio Ciccotti
Për herë të parë mafia po u tregohej njerëzve me një seriozitet historik dhe antropologjik.
Për herë të parë aspekti njerëzor i mafiozit e bëri këtë të fundit një hero “pozitiv”. Skenat e dhunës brutale alternoheshin me momente poezie, duke e trazuar psikikën e spektatorit, dhe duke konkurruar me përsosmërinë stilistike.
Kjo ishte tronditja që shkaktoi dalja në kinema e filmit “The Godfather” (Kumbari) në vitin 1972 me regjinë e Francis Ford Coppola, dhe skenar të Mario Puzo. Filmi është i bazuar në romanin e njohur me të njëjtin titull, botuar për herë të parë në vitin 1969…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU