Fotografi të rralla: Si dukej Pogradeci i Lasgushit në vitet e ’80-të

Bashkia e Pogradecit kohë më parë solli një koleksion të rrallë fotografish, ato të viteve80-të, të ‘Poradecit’, që shtrihet ashtu plot ngjyra poetike, bregut të Ohrit.

Pamjet i përkasin një periudhe rreth 30 – 40 vjet më parë, ku spikat tabloja e liqenit dhe bukuritë natyrore që identifikojnë qytetin juglindor.

Fotografitë, që janë fiksuar nga aparati i mjeshtrit Kristaq Sotiri, janë publikuar nga bashkia e Pogradecit, si një aset i veçantë nga koleksioni i fotografit.

Në Pogradec kanë lindur disa nga shkrimtarët tonë më të mëdhenj si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli etj.

———————-

Lexo edhe:

JA SI I PUSHTUAN GREKËT KATUNDET E KORÇËS DHE POGRADECIT NË VITIN 1941 (FOTO)

ObserverKult