Fotografi të rralla të Jimi Hendrix të bëra në vitin 1966

Jimi Hendrix ishte kitarist, këngëtar dhe tekstshkrues i njohur.

Edhe pse karriera e tij zgjati vetëm katër vite ai njihet si kitaristi më i mirë në historinë e muzikës rok.

E sot faqja “History In Pictures” ka publikuar disa fotografi të tij nga viti 1996, përcjell Klankosova.tv.

“Jimi Hendrix në apartamentin e Ringo Star në Londër, 1966”, thuhet në përshkrimin e faqes.

—————————–

Lexo edhe:

JIMI HENDRIX ËSHTË MITI QË SFIDON TË ARDHMEN!

Në 12:45 të pasdites së 18 shtatorit 1970, dr. John Bannister, mjek në spitalin “St Mary Abbot” në Londër dha lajmin që shokoi mbarë botën, ai deklaroi vdekjen e kitaristit, Jimi Hendrix.

Dhjetë ditë më vonë, pasi u krye autopsia u përcaktua dhe shkaku i vdekjes… ishte asfiksia. Hendrix ishte mbytur në gjumë nga të vjellat, shkaktuar nga një mbidozë ilaçesh qetësuese.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e provave të qarta. Verdikti mbi vdekjen e njërit prej gjenive të muzikës së shekullit të 20-të mbeti i hapur.

James Marshall Hendrix, përgjithmonë Jimi, në vitin kur ai ndërroi jetë do të mbushte 28 vjeç. Ashtu si jeta e tij dhe vdekja e tij e parakohshme është e mbështjellë me mister.

Teza e konspiracionit për vdekjen e këngëtarit është: James “Tappy” wright, menaxher i Mike Jeffrey, shkruan në librin e tij në 2009-ën, se Jeffrey ka paguar 2 milion $ për sigurimin shëndetësor të kitaristit dhe si përfundimisht, e vrau atë, duke paguar një bandë që e detyroi të gëlltiste droga të ndryshme që e çuan drejt vdekjes…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult