Fotografia e fundit e anijes Titanik në det

Fotografia e fundit e njohur e anijes së famshme Titanik në det. Foto u realizua më 12 prill 1912.

Kjo fotografi, është fotografia e fundit e njohur e RMS Titanic në sipërfaqen e oqeanit. Ajo u bë gjatë udhëtimit të saj të parë në Crosshaven, Irlandë, menjëherë pasi anija u nis nga Queenstown ku ishte ndalur përpara se të nisej drejt perëndimit, drejt Nju Jorkut.

Tre ditë pasi u bë kjo foto, 1514 njerëz kishin vdekur dhe Titaniku ishte në fund të Atlantikut të Veriut, pasi u përplas me një ajsberg në një nga fatkeqësitë detare më vdekjeprurëse në histori.

Sipas Time Magazine, kjo foto është marrë nga prifti jezuit irlandez, Francis Browne, i cili lundroi me anijen për pjesën e parë të udhëtimit të saj, nga Southampton (Angli) në Cobh (Irlandë) që atëherë quhej Queenstown.

Prifti do të kishte qëndruar edhe për pjesën e mbetur të udhëtimit transatlantik, pasi kishte marrë një ofertë për një biletë nga një familje e pasur me të cilën u miqësua ndërsa ishte në bord.

Megjithatë, kur Browne arriti në Cobh, ai mori një shënim nga eprori i tij klerik, duke e urdhëruar atë të kthehej menjëherë në stacionin e tij në vend që të lundronte me Titanikun./rarehistoricalphotos.com

Përgatiti A. Hoxha /ObserverKult

Lexo edhe:

FOTO IKONIKE: USHTARI 19 VJEÇAR THOTË SE “LUFTA ËSHTË FERR”