Fotografi francez i botës nënujore dhe biologu detar Laurent Ballesta edhe njëherë ka fituar titullin e fotografit të vitit.
Ai ka fituar për një imazh të një gaforre ‘patkoi’ në fund të detit, me tre peshq të artë ‘trevally’ që notojnë mbi shpinën e tij.
Ndërkohë duhet theksuar se 59-vjeçari është personi i vetëm në historinë e Muzeut të Historisë Natyrore i cili këtë çmim e ka fituar dy herë.
Çmimin e parë e ka fituar në vitin 2021.
Konkursi, i organizuar nga Muzeu i Historisë Natyrore, mirëpriti gati 50.000 aplikime nga 95 vende këtë vit.
Duke reflektuar mbi aplikimet e këtij viti, Doug Gurr, drejtor i Muzeut të Historisë Natyrore, theksoi mesazhet e fuqishme që ato mbartin për ndikimin e njeriut në natyrë.
“Imazhet fituese të këtij viti paraqesin edhe dëshmi bindëse të ndikimit tonë në natyrë – pozitive dhe negative”, tha ai. / thenationalnews
ObserverKult
Lexo edhe:
ANA E ERRËT E NËNTOKËS SË PARISIT, NJË NGA VENDET MË MISTERIOZE E TË FRIKSHME NË BOTË (FOTO)
Parisi i shekullit të 18-të ishte në atë kohë një nga destinacionet më të mëdha dhe më të njohura në perëndim. Megjithatë, për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve në qytet. Një varr nëntokësor u krijua dhe u përdor për qëllime të ndryshme gjatë shekujve.
Rritja e shpejtë e popullsisë së qytetit solli ndotje dhe epidemi. Për shkak të kësaj situate numri i vdekjeve u shtua dhe nuk mbeti vend në varrezat e qytetit. Përveç kësaj, era e kufomave filloi të përhapej në të gjithë qytetin. Shëndeti i banorëve të Parisit ishte në rrezik serioz. U kërkua një zgjidhje sepse diçka duhej bërë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult