Fotografitë e Pietro Marubit vijnë në Prishtinë, sonte hapet ekspozita

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” do të çelë ekspozitën me titull “Tenda e takimit e një oborri”, me fotografi nga koleksioni i Pietro Marubit. Ekspozita vjen në kuadër të kalendarit kulturor të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ekspozita do të hapet sonte (më 23 shkurt) duke filluar nga ora 19:00 dhe do të mund ta vizitoni deri më 1 prill.

“Tenda e takimit e një oborri”, e kuruar nga Luçjan Bedeni, do të çelet në Galerinë e Ministrisë së Kulturës së Kosovës.

Pak dihet rreth Pietro Marubit, përpara se ai të vinte në vendin tonë. Një i huaj misterioz, që kishte ardhur ndoshta për arsye politike.

Udhëtimi i tij filloi në Itali me një ndalesë në Korfuz të Greqisë. Pastaj vazhdoi në Shqipëri dhe duke u ngjitur nga jugu në veri, nga Vlora në Durrës, derisa më në fund mbërriti dhe u vendos në Shkodër.

Ai mbërriti me një përvojë si arkitekt, piktor dhe skulptor. Ndër veprat e tij të përmendura në Shkodër janë projekti i Katedrales Katolike, selia e Konsullatës Italiane dhe pikturat murale të Kishës Ortodokse.

Në Shkodër dallohet për prezantimin e mediumit të fotografisë. Në vitin 1856, vetëm 22 vjeç, hap studion e parë fotografike (Foto – Studio “Marubbi” Fondata Casa nel ‘1856).

Duke qenë në krye të një aktiviteti premtues, ai mori fëmijët e Rrok Kodhelit, Mat dhe Kel si ndihmës të tij, transmeton ‘ATSH’.

Rreth vitit 1875, ai organizon t’i udhëzojë ata në fushën e fotografisë duke i dërguar në studion fotografike “Sebastianutti dhe Benque” në Trieste, Itali për t’u njohur më thellë me këtë medium.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

MUZEU KOMBËTAR ME EKSPOZITË PËR SKËNDERBEUN, DREJTORI TREGON PSE NUK U HAP MË 17 JANAR

Në kuadër të 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, Muzeu Historik Kombëtar ka çelur një ekspozitë me riprodhime gravurash, flamujsh të principatave të Arbrit dhe fragmente të jetës e veprës së heroit.

Ekspozita vjen rreth 3 javë pas 17 janarit e njohur si data e ndarjes nga jeta të Skënderbeut. Drejtuesi në detyrë i institucionit, Dorian Koçi shpjegon vonesën dhe risitë.

“Nuk ishte e mundur të hapej në 17 janar se buxhetet hapen me vonesë derisa arrijmë buxhetin e ri. Viti i Skënderbeut është viti i Skënderbeut nga fillimi deri në fund. Kjo ekspozitë sjell për herë të parë disa këndvështrime që kanë të bëjnë me një koordinim, të gravurave të ndryshme të Skënderbeut. Këto janë bërë në shek 17-18”, tha Koçi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult