Monica Bellucci pozon nudo. Ja fotoja që po pëlqehet kudo…

monica bellucci

Monica Bellucci mbetet padyshim një nga gratë më të adhurueshme në botë.

Italiania me sharmin që e karakterizon, u shfaq në ekspozitën e fotografive të fotografit të njohur Gian Paolo Barbieri. Monica tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, pasi kishte pozuar e zhveshur.

58-vjeçarja Bellucci zbukuroi galerinë me imazhin e saj, e cila u hap pak ditë më parë në Milano dhe fotoja mbresëlënëse është vendosur në një pjesë qendrore të hapësirës.

Përveç rolit kryesor që merr imazhi i saj në hapësirën mbresëlënëse të ekspozitës, italiania luan edhe në dokumentarin për jetën e fotografit 84-vjeçar me titull “The Man and The Beauty”.

Pamja e saj nudo në ujë arriti me shpejtësi të bëjë xhiron e internetit dhe të tërheq vemendjen e fansave.

Sipas informacioneve të Daily Mail, kjo foto e veçantë vjen nga viti 2000 dhe është realizuar për fushatën e Dolce & Gabbana.

Në një tjetër foto për nevojat e së njëjtës fushatë, Monica Bellucci është kapur duke pozuar para aparatit, pa të brendshme me një fustan transparent, ndërsa në gojë mban një cigare.

Punimet e paraqitura në galeri janë një ndërthurje e portreteve anekdotike dhe fotografive të pikturuara me dorë.

I njohur ndërkombëtarisht Gian Paolo Barbieri ka bashkëpunuar gjithashtu me disa nga supermodelet më ikonike në botë.

Ai gjithashtu ka krijuar fotografi për disa nga fushatat më të famshme reklamuese për markat italiane dhe ndërkombëtare të modës si Versace, Ferrè, Vivienne Westwood, Dolce & Gabbana, Valentino dhe Armani.

ObserverKult

Kliko edhe:

THËNIE NGA MONICA BELLUCCI: TË JESH REHAT ME VETEN NUK VARET NGA ÇFARË JU PËLQEN, POR SI NDIHENI…