Fotot e rralla: Të mos harrojmë historinë e anijes “Vlora”

Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’. Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.

Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991 mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.

Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.

Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare. Sidomos nga Amnesty International.

Historia e anijes ‘Vlora’ ishte përdorur gjerësisht kohë më parë në kuadrin e krizës së refugjatëve.

Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e patën përdorur qëllimisht dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve./Mapo.al

=========================

LEXO EDHE:

Eksodi masiv dhe muret kundër emigrantëve, një histori 4500 vjeçare

Shpella Gol-e-Zard gjendet nën këmbët e malit Damavand, që me 5 mijë metrat e tij dominon peizazhin e Iranit Verior. Brenda saj stalaktitet dhe stalagmitet janë rritur ngadalë prej mijëvjeçarësh. Duke strehuar të dhëna për ngjarjet e kaluara klimatike.

Ndryshimet kimike në stalagmitet e kësaj shpelle, u kanë dhënë mundësi studiuesve ta lidhin rënien e perandorisë Akadiane.

E cila ndodhi më shumë se 4 mijë vjet më parë, me ndryshimin e klimës. 

Ajo ishte perandoria e parë në botë, dhe shtrihej në rajonin e Mesopotamisë rreth 4300 vjet më parë kur sundimtari i saj, Sargoni i Akadit, bashkoi një seri qytet-shtetesh të pavarura…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU