Periudha e diktaturës, ishte pjesa më e errët e Shqipërisë që e izoloi nga bota e jashtme, edhe të huajt ishin të paktë ata që vizitonin Shqipërinë komuniste.
Por kishte edhe nga huaj, ndonëse shumë pak, që kishin projekte dhe lejoheshin që të vizitonin Shqipërinë e i tillë ishte dhe fotografi Erik Steward i cili ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988.
Ky ishte një vit i vështirë për shqiptarët pasi varfëria ishte ne kulmin e saj, për pak kohë do të vinte edhe rrëzimi i sistemin diktatorial, transmeton ‘konica.al’.
Këto janë disa nga fotot e tij në Shkodër, Tiranë, Berat, Durrës, Krujë, Gjirokastër etj.
Shikoni fotot e rralla të Shqipërisë, që nuk u publikuan asnjëherë.
—————————————————————————————–
LEXO EDHE: Fotot e rralla: Të mos harrojmë historinë e anijes ‘Vlora’
Një e përditshme e njohur zvicerane, ‘Neue Zuercher Zeitung’, pati vendosur kohë më parë t’i kushtojë një shkrim anijes ‘Vlora’. Në përvjetorin e radhës të mbërritjes së saj nga Shqipëria në Itali.
Teksa në Shqipëri i harrojnë ndonjëherë ngjarjet e rëndësishme, gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane. Anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991. Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë.
Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira.
Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare. Sidomos nga Amnesty International.
Historia e anijes ‘Vlora’ ishte përdorur gjerësisht kohë më parë. Në kuadrin e krizës së refugjatëve.
Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e patën përdorur qëllimisht. Dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve./Mapo.al