Fragment nga “Gjuetari i balonave”: Edhe i varfër, kishte qenë njeri i lumtur- rrallëherë kishte derdhur ndonjë lot

Khaled Hosseini“Gjuetari i Balonave”

“Në natën e njëjtë, unë e shkrova tregimin e parë të shkurtë. M’u deshën tridhjetë minuta për ta bërë këtë. Ishte një përrallë e vogël dhe e errët për një burrë, i cili e gjeti një filgjan magjikë dhe mësoi se nëse loton brenda tij, lotët e tij ktheheshin në margaritarë.

Por, edhe pse ai gjithmonë kishte qenë i varfër, ai kishte qenë një njeri i lumtur dhe rrallëherë kishte derdhur ndonjë lot.

Kështu, ai gjeti mënyra për ta pikëlluar veten në mënyrë që lotët e tij ta pasuronin atë.

Ashtu siç grumbulloheshin margaritarët e tij, ashtu rritej edhe lakmia e tij. Tregimi përfundoi me një burrë të ulur mbi një mal me margaritarë, një thikë në dorë, duke lotuar pa shpresë brenda filgjanit, me trupin e vrarë të gruas së tij të dashur në krahët e tij.”

ObserverKult


Lexo edhe:

KHALED HOSSEINI: ISHA SI NJË PACIENT QË NUK MUND T’I TREGOJË MJEKUT SE KU I DHEMB, POR VETËM SE NDIEN DHIMBJE…

Në këtë artikull do të mund të lexoni disa nga thëniet më të veçanta të romanit të mirënjohur “Dhe malet oshtinë”.

Nga autori Khaled Hosseini.

“Mësova se bota nuk e shihte brendësinë tënde. Se nuk i interesonin aspak shpresat, ëndrrat. Dhe mërzitjet e tua, që shtrihen të maskuara nga lëkura dhe kocka. Ishte po aq e thjeshtë. Aq absurde. Dhe aq mizore”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult