Dita e Pavarësisë së vendit që simbolizon demokracinë dhe aspiratat e popujve për liri, 4 Korriku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jetë e veçantë. Si simbol i marrëdhënieve dypalëshe, Franca aleate, do të dërgojë një tjetër statujë lirie në Nju-Jork, pikërisht në këtë datë kuptimplote.
Statuja re prej bronzi, është një e gjashtëmbëdhjeta e madhësisë së asaj me famë botërore, që ndriçon Ishullin e Lirisë.
Të hënën, gjatë një ceremonie të veçantë, statuja u ngarkua nga Muzeu Kombëtar i Arteve dhe Mjeshtërive (CNAM) në Parisin qendror, ku është instaluar prej vitit 2011.
Statuja do të ngrihet në Ellis Island. Realizuar në vitin 2009, mbi 450 kilogramë dhe me gjatësi prej 10 metrash, vepra është një kopje e modelit origjinal të statujës së vitit 1878, të ruajtur nga CNAM.
“Statuja simbolizon lirinë dhe dritën, në të gjithë botën”, – tha Olivier Faron, administrator pranë CNAM.
“Duam të përcjellim një mesazh shumë të thjeshtë: miqësia jonë me Shtetet e Bashkuara është shumë e rëndësishme, veçanërisht në këtë moment. Ne duhet të ruajmë dhe të mbrojmë këtë miqësi”.
Si lindi statuja gjigante?
Në vitin 1886 një statuje gjigante femërore, që u quajt “Statuja e Lirisë”, do të ishte dhurata e Francës për SHBA-në. Menjëherë më pas, statuja do të shndërrohej në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit.
Statuja e lirisë, si simbol i aleancës mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara gjatë revolucionit amerikan, nga viti 1775 deri më 1783, është vepër e skulptorit francez, Frederick Bartholdi. Francezët madje, asokohe sakrifikuan paratë për ndërtimin e kësaj ideje gjigante.
Historia e saj do të niste me modelin e parë më 1870, ky në përmasa më të vogla, si statuja e parë që aktualisht gjendet në Kopshtin e Luksemburgut, në Paris. Kopja e dytë, gjithashtu në përmasa të vogla, është në qytetin Maceio, në verilindje të Brazilit.
Më 30 qershor 1878 në ekspozitën që u organizua në kopshtin e Pallatit Torocadero në Paris, u ekspozua koka e statujës. Ndërsa pjesët e tjera të saj, u shfaqën gjatë një ekspozite në “Champs de Mars”.
Më 17 qershor 1886, statuja mbërriti në portin e Nju Jorkut.
Në vitin 1956, Kongresi i SHBA miratoi një ligj për riemërimin e ishullit të drurit “në ishullin e Lirisë”.
Statuja, ishte në ruajtje, kuti, brenda njëmbëdhjetë muajve, duke pritur piedestalin e tyre. Në Shtetet e Bashkuara, Ministri i Francës, Levy Morton, e vendosi gozhdën e parë në ndërtimin e statujës. Filloi ndërtimi dhe instalimi i shumëpritur.
Së fundi, më 28 tetor 1886, u shënua edhe përurimi solemn, nga presidenti i Grover Cleveland. Në vitin 1924, statuja u shpall monument kombëtar.
Në vitin 1984, statuja iu shtua listës së Trashëgimisë Botërore në UNESCO. Ndërsa në 2007-ën, Statuja e Lirisë u rendit mes 20 finalistëve në konkursin “Shtatë mrekullitë e reja të botës.
Miliona turistë në vit, nga të katër anët e botës, janë vizitorët admirues e kureshatarë, të simbolit madhështor të lirisë./Konica.al