Frankenstein, një botim i parë i setit të Mary Shelley vendosi një rekord të ri botëror. Kjo për një vepër të shtypur nga një grua, pasi u shit në ankand për 1.17 milion dollarë.
Kopja me tre vëllime e Frankenstein, e cila mban ende kopertinat e saj origjinale nga printimi më 1818, ishte parashikuar të shitej për 200-300 mijë dollarë nga shtëpia e ankandeve Christie’s. Por shitja u mbyll me një ofertë shumë herë më të lartë se kjo.
Rekord i ri botëror
Shuma u raportua nga Fine Books Magazine si një rekord i ri botëror. Rekord për çmimin më të lartë të arritur nga një vepër të shtypur nga një grua, transmeton ‘gazetaexpress’.
Christie tha se botimi ishte një nga vetëm 500 të shtypurat në qarkullimin e parë të Frankenstein. Dhe kjo kopje e shitur ishte e para që u ofrua në ankand që nga viti 1985.
LEXO EDHE: Njëqind veprat që ndryshuan botën!
BBC Culture ka bërë kohë më parë një anketë për të zgjedhur pesë rrëfime që sipas tyre e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit dhe që kanë ndikuar në rrjedhat e historisë.
Përgjigjet merren nga 108 autorë, akademikë, gazetarë, kritikë dhe përkthyes në 35 shtete të botës. Ata përcaktohen për novela, poema, tregime popullore dhe drama në 33 gjuhë të ndryshme, përfshirë gjuhën sumeriane, kiçe dhe gez.
“Odisea” e Homerit
“Odisea” e Homerit e kryeson listën, e ndjekur nga “Kasollja e Xha Tomit” – shembuj këta të mënyrave të ndryshme me të cilat të anketuarit interpretojnë “tregimin që formëson botën”.
Një epikë e lashtë që mbijetoi gjeneratat duke u ritreguar. Dhe romanin e vitit 1852 nga Harriet Beecher Stowe që u vlerësua si “romani i parë politik i lexuar masivisht në SHBA”. “Frankenshtajni”, “1984” dhe “Prishen punët” (një përkthim i mundshëm i titullit “Things Fall Apart” – v.j.), janë në top-pesëshen, ku janë dy gra autore (nga 100 veprat, 23 nga to janë shkruar nga gratë).
Autorët më të përmendur janë William Shakespeare, Virginia Woolf dhe Franz Kafka, me nga tri vepra. Në mesin e klasikëve të pranuar, ka disa tekste pak të njohura në botë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU