Franz Kafka: Ka një sasi të pafund shprese në univers… por jo për ne

Franz Kafka

Në vazhdim ua sjellim disa thënie të shkrimtarit të njohur, Franz Kafka:

Një shkrimtar që nuk shkruan është një përbindësh që përballet me marrëzinë.

E gjithë gjuha është vetëm një përkthim i dobët.

Ndjenjën e vërtetë të vetes e kam vetëm kur jam padurueshëm i pakënaqur.

Unë mendoj se ne duhet të lexojmë vetëm ato lloj librash që na plagosin dhe na godasin me thikë.

Është vetëm për shkak të marrëzisë së tyre, që ata janë në gjendje të jenë kaq të sigurt për veten e tyre.

Ka një sasi të pafund shprese në univers…, por jo për ne.

Zakonisht i zgjidh problemet duke i lënë të më përpijnë.

Unë nuk flas siç mendoj, nuk mendoj ashtu siç duhet dhe kështu gjithçka vazhdon në errësirë ​​të pafuqishme.

Më mirë të kesh dhe të mos kesh nevojë, sesa të kesh nevojë dhe të mos kesh.

Ata thonë se injoranca është lumturi…, e kanë gabim.

Unë kam nevojë për vetmi për shkrimin tim; jo ‘si një vetmitar’ – kjo nuk do të mjaftonte – por si një i vdekur.

Në luftën e njeriut kundër botës, vini bast për botën.

Përtej një pike të caktuar nuk ka kthim. Kjo pikë duhet arritur.

Përshtypjet e para janë gjithmonë jo të besueshme.

ObserverKult

Lexo edhe:

FRANZ KAFKA: UNË E DUA, POR NUK MUND T’I FLAS- KUJDESEM GJITHMONË QË TË…