Frederik Rreshpja: Rri sonte te unë

frederik rreshpja poezi per nenen


Hëna mbi lumë vizaton
Një urë për ëndërrat e yjeve;
Reja gri, si mall i harruar
Vë kryet mbi duart e pyjeve.

Ti erdhe nëpër udhën e hënës,
Çeli gonxhe edhe pragu i portës.

Rri sonte te unë,
Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur!

ObserverKult


Lexo edhe:

FREDERIK RRESHPJA: KA SHUMË KOHË QË JAM LARG TEJE…