Frida Kahlo: Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar

Vepra e artistes meksikane Frida Kahlo është jashtëzakonisht e njohur sot në tregun e artit dhe për publikun e gjerë. Pikturat e saj ngërthejnë një tërheqje universale për mënyrën se si ato e portretizojnë dhe kërkojnë ta trajtojnë vuajtjen njerëzore.

Ishte me origjinë gjermane

U lind si Magdalena Carmen Frieda Kahlo y Calderón. Emri Frieda rrjedh nga fjala gjermane Friede, që do të thotë “paqe”. Ajo e hoqi “e-në” nga emri i saj rreth vitit 1935 duke e lënë veç Frida.

Vuante nga shumë sëmundje

Kahlo ishte një fëmijë e shëndetshme dhe e lumtur deri kur e zuri poliomeliti në moshën 6-të vjeçare.

Pikturonte vështirësitë e veta

Duke iu shtuar fatkeqësisë së saj, në moshën 18-të vjeçare, ajo pësoi një aksident traumatik me autobus që ishte një burim i madh vuajtje përgjatë gjithë jetës së saj. Gjatë tërë jetës ka kryer në total 35 operacione.

Frida e ka paraqitur shumë vuajtjen e saj fizike në pikturat e saj. Nga krejt pikturat ndoshta më e tmerrshmja është piktura ‘Kollona e thyer’, e vitit 1944.

Kishte një martesë të trazuar

E madhja Frida dhe Diego Rivera u martuan në vitin 1929. Ishte vetëm 22 vjeçe, ndërsa ai 43 dhe ajo ishte gruaja e tij e tretë. Artistja, një herë ka thënë, “Mua më kanë ndodhur dy aksidente të mëdha në jetën time…por Diego ka qenë më e rënda”.

Motra e saj ishte gjithashtu edhe e dashura e Diego-s

Marrëdhënia e tyre ishte e stuhishme. Diego kishte shumë marrëdhënie, madje edhe me motrën e Fridas, Cristina-n.

U dashurua me dikë tjetër

As ajo nuk i qëndroi besnike Diegos. Pati një marrëdhënie të njohur publikisht me Leon Trotsky.

Ishte një ikonë mode

E torturuar nga pasiguritë e saj, pjesërisht për shkak të vuajtjeve fizike, për të përballuar mungesën e vetbesimit dhe ndjesinë e të qenit e humbur, ajo stiloi shumë veshje për veten edhe në pikturat e saj. Njihet për veshjet e saj tradicionale meksikane, modelin e flokëve dhe tualetin e saj.

Ka pikturuar 55…portrete të vetes

Si rezultat, ajo ishte e fiksuar pas vetes dhe ka pikturuar të paktën 55 portrete të vetes nga 143 pikturat e saj. Kur e pyesnini përse kishte pikturuar kaq shumë autoportreteajo thoshte se, “Sepse jam kaq shpesh vetëm…sepse unë jam subjekti që njoh mirë’.”

Portretet e saj kanë kuptime të shumëfishta

Personazhet (vetet) e saj paraqitet nën disa maskime, nga krenaria e saj kombëtare meksikane tek portretizimet më simbolike, për shembull, me kafshët. Në “Autoportretin e saj me majmun” të vitit 1938, duke sikur majmuni po shtrëngon krahun rreth qafës së saj, duke nënkuptuar aspektin e shpirtit të saj.

Vlerësohej nga Surrealistët

Njihet gjerësisht si piktore Surrealiste dhe është parë si një figurë instrumentale për përhapjen e lëvizjes ndërkombëtarisht. Kur puna e saj filloi të vlerësohej në vitet 1930, surrealisti ‘par excellence’ Andre Breton e përshkroi artin e saj si “një fjongo rreth një bombe”. Shpërthyese dhe e pamëshirshme, delikate dhe e sofistikuar./ Nga revista Atrsper

Përzgjodhi dhe përktheu Enkeleda Suti.

ObserverKult


frida kahlo

Lexo edhe:

LETRA E DASHURISË E FRIDA KAHLOS QË NUK IU DËRGUA KURRË DIEGO RIVERAS

NATA IME

Të kërkoj, kërkoj trupin tënd të pafund, pranë timit, frymën tënde, erën tënde. Nata ime më përgjigjet: bosh; nata ime me ftohtin dhe vetminë. Po kërkoj një pikë kontakti: lëkurën tënde. Ku je? ku je? Kthehem në të katra anët, jastëku i lagësht, faqja ime ngjitur mbi të, flokët e mi të lagur mbi tëmtha.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult