Fshati ku banorët jetojnë me trupa të vdekurish brenda shtëpive

Në një zonë malore të Indonezisë, banorët e Torajas mumizojnë trupat e të vdekurve dhe kujdesen për trupat e tyre të ruajtura sikur të jetonin ende.

Ka rreth një milion torajanë, shumica prej të cilëve jetojnë në rajonin e Sulawes së Jugut, të cilët besojnë se pas vdekjes shpirti mbetet brenda në shtëpi, kështu që të vdekurit trajtohen me ushqim, veshje, ujë, cigare.

Lëkura dhe mishi i tyre ruhen nga prishja dhe kalbja me nga një shtresë formaline, e cila është një përzierje e formaldehidit dhe ujit.

Për komunitetin, një trup i ruajtur mirë sjell fat të mirë, kështu që familjet përgjegjëse janë shumë të kujdesshme duke u përpjekur të mbajnë sa më mirë të dashurit e tyre të vdekur për të pasur sa më shumë të mira në jetët e tyre, transmeton ‘express’.

Ata pastaj mbahen nën batanije në një shtrat, në një dhomë të shtëpisë ose në shtëpitë më të pasura, ata do të pushojnë në tongkonan – një shtëpi tradicionale e Torajan ‘stërgjyshore’ me një çati të veçantë në formë anijeje ku rrinë “brenda” e pushojnë të vdekurit e familjeve më të pasura.

ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

Petrela, fshati me kalanë që e komandonte motra e Skënderbeut

Në rrugën nga Tirana drejt Elbasanit, vetëm 12 km nga kryeqyteti, në një kodër të bukur mbi luginën e lumit Erzen ndodhet fshati i vogël, Petrela. Petrela dhe zona e saj ka një natyrë të bukur me male, kodra, fusha e lugina, me bimësi të pasur, me burime natyrore. Petrelën e përmend Ana Komnena në shek. XI si Petrula. E përmend edhe A. Boue në veprën e tij. Barleti, në shek. XV e quan “qytet të papushtueshëm”, qytet të vogël, të rrethuar me mure rrethues.

Nga Berat Luzha

Petrela është e njohur për kalanë e saj historike. Kalaja trekëndore e Petrelës, me perimetër të mureve rreth 100 metra, e ngritur në një kodër 400 metra të lartë e majë një shkëmbi gjigant, qëndron hijerëndë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult