Fsheh shumë enigma qyteti legjendar i Gathit, vendlindja e Goliathit

Arkeologët kohë më parë kanë gjetur vendndodhjen e qytetit legjendar të Gathit pas përpjekjeve më shumë se 20-vjeçare, të udhëhequra nga Universiteti Bar-allan i Izraelit.

Një prej pesë qytet-shteteve të Filistinëve, Gath, raportohet se është vendlindja e gjigandit biblik të Goliathit, i cili ia la vendin e tij Davidit, mbretit të ardhshëm të Izraelit, dhe i pari në një seri sundimtarësh të mëdhenj. Që nga viti 1899 janë kryer ekspedita të ndryshme, duke gjetur sende të vogla, por vetëm kohët e fundit studiuesit kanë qenë në gjendje të konfirmojnë ekzistencën e qytetit biblik.

Ata arritën të zbulojnë një portë shumë të madhe, më e madhja e zbuluar ndonjëherë në Izrael, që besojnë se është e njëjta portë e përmendur në Librin e Samuelit. Është një hyrje që i shkon për shtat një prej qyteteve më të mëdhenj të rajonit në shekullin 9 ose 10 para Krishtit. Janë zbuluar edhe enë të filistinëve në stil izraelit, gjë që sugjeron të paktën një përzierje të kulturave mes dy armiqve.

Gathi ishte një qytet i epokës së hekurit. Arkeologët zbuluan gjithashtu një shkritore brenda kufijve të qytetit, që e paraqet Gathin si një qendër urbane e cila ziente, dhe e cila furnizonte me sende metalike komunitetet aty pranë./bota.al

LEXO EDHE: Nga Jerusalemi i zanafillës, tek Berlini i Luftës së Ftohtë: qytetet që kanë bërë historinë e botës